Deputetët e burgosur lejohen të ndjekin seancën e Parlamentit spanjoll

Evropë

Deputetët e burgosur lejohen të ndjekin seancën e Parlamentit spanjoll

Më: 21 maj 2019 Në ora: 11:52
Foto

Një parlament i fragmentuar spanjoll u mblodh të martën pas zgjedhjeve të përgjithshme të papërfunduara të muajit të kaluar, përfshirë për herë të parë politikanët katalanas të liruar nga paraburgimi për këtë rast, si dhe dy ligjvënës nga një parti e djathtë ekstremiste, shkruan AP.

Kreu socialist Pedro Sánchez fitoi zgjedhjet kombëtare, por nuk arriti të ketë vende të mjaftueshme për të formuar një qeveri të vetën. Ai ka shtyrë negociatat mbi aleancat qeverisëse deri pas përfundimit të votimit evropian të dielën, i cili në Spanjë përkon me vota për të zgjedhur këshillat vendorë dhe një duzinë qeverish rajonale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat