Humbjet në Luftën e Dytë Botërore, Polonia kërkon kompensim nga Gjermania

Evropë

Humbjet në Luftën e Dytë Botërore, Polonia kërkon kompensim nga Gjermania

Më: 21 maj 2019 Në ora: 17:46
Ilustrim

Deputeti polak, Arkadius Mularcik, deklaroi sot se në kundërshtim me pretendimet e Gjermanisë, nuk ka asnjë dokument që tregon se vendi i tij ka hequr dorë ndonjëherë nga e drejta për të kërkuar kompensim nga Gjermania për humbjet e pësuara në Luftën e Dytë Botërore.

Berlini zyrtar insiston që Polonia ka hequr dorë nga këto të drejta në vitin 1953, ndërsa ishte nën kontrollin e Moskës.

Mularcik, megjithatë i tha AP se një gjë e tillë nuk është vërtetuar dhe se një kopje e shënimit të vitit 1953, të nënshkruar nga udhëheqësi i atëhershëm polak, nuk ishte ligjërisht i detyrueshëm.

Ai beson se kompensimi do të përmirësonte marrëdhëniet dypalëshe me Berlinin dhe tha se Polonia nuk u kompensua në mënyrë adekuate për humbjet njerëzore dhe materiale që pësoi gjatë pushtimit gjerman.

Mularcik, përndryshe, udhëheq një ekip ekspertësh që llogarit humbjet dhe synon t'ia paraqesë ato shtetit gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat