Oettinger: BE-ja do të aplikojë penalizime buxhetore për shkeljet e shtetit të së drejtës

Evropë

Oettinger: BE-ja do të aplikojë penalizime buxhetore për shkeljet e shtetit të së drejtës

Më: 21 maj 2019 Në ora: 21:54
Guenther Oettinger

Bashkimi Europian mund të kthejë shkeljet mbi shtetin e së drejtës nga ana e shteteve anëtare në një arsye për të reduktuar përfitimet e tyre nga buxheti i BE-së duke filluar nga viti 2021, deklaroi sot komisioneri evropian i Buxhetit, Guenther Oettinger.

“Jam optimist që kushtet mes shtetit të së drejtës dhe programeve europiane buxhetore do vendosen në dekadën e ardhshme”, tha Oettinger duke shtuar se Parlamenti Europian e ka votuar këtë propozim me një diferencë të gjerë.

BE-ja është në një situatë të ngjashme me Poloninë dhe Hungarinë, kundër të cilave ka filluar një proces sanksionesh, që njihen si Neni 7, për shkeljet e shtetit të së drejtës.

Këto sanksione në teori mund të sjellin humbjen e të drejtës së votës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat