Pavlopoulos: Nuk do të pranojmë asnjë shkelje të ligjit të detit nga Turqia - Bota Sot
Pavlopoulos: Nuk do të pranojmë asnjë shkelje të ligjit të detit nga Turqia

Evropë

Pavlopoulos: Nuk do të pranojmë asnjë shkelje të ligjit të detit nga Turqia

Më: 22 maj 2019 Në ora: 07:00
Prokopios Pavlopoulos

Presidenti grek, Prokopios Pavlopoulos ritheksoi sot vendosmërinë e Greqisë dhe Qipros për të mos pranuar, në asnjë mënyrë, shkeljet e ligjit të detit nga Turqia, gjatë një fjalimi në ishullin Kithira.

Pavlopoulos po viziton Kithiran për të festuar 155 vjetorin e unifikimit të ishujve jonian me Greqinë duke iu referuar gjithashtu veprimeve provokuese të Turqisë, përfshirë edhe shkeljen e Zonës Ekskluzive Ekonomike të Qipros.

“Ne grekët e konsiderojmë vendin tonë si pjesë përbërëse të komunitetit ndërkombëtar dhe si një partner kyç të Bashkimin Europian dhe të bërthamës së tij, eurozonës. Në këtë kuadër ne kërkojmë miqësi dhe marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me të gjitha vendet e rajonit, ndërkohë në të njëjtën kohë mbështesim, në praktikë, perspektivën europiane të këtyre vendeve”, theksoi presidenti grek. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...