KE nis procedurën kundër Sllovenisë lidhur me procesin zgjedhor

Evropë

KE nis procedurën kundër Sllovenisë lidhur me procesin zgjedhor

Më: 22 maj 2019 Në ora: 12:58
Ilustrim

Komisioni Evropian ka iniciuar procedurat kundër Sllovenisë për shkak të listës zgjedhore së personave të fshirë me aftësi të reduktuar intelektuale, ata që kanë arritur moshën 18-vjeç ose ata për shkak të sëmundjes mendore, me arsyetimin se nuk mund të kuptojnë se çfarë është qëllimi i zgjedhjeve, shkruan sot gazeta "Veçer" e Mariborit.

Sipas gazetës, kjo praktikë është në kundërshtim jo vetëm me Kushtetutën sllovene, sipas të cilit çdo qytetar mbi 18-vjeç mund të votojë dhe të zgjidhet, por edhe me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Personat me aftësi të reduktuar intelektuale janë përjashtuar nga procesi zgjedhor vetëm në Slloveni dhe Hungari si vende anëtare të BE-së, dhe për këtë arsye Brukseli kundër Sllovenisë ka filluar procesin që mund të rezultojë në dhënien e të drejtës për kompensim për personat të cilëve u është mohuar e drejta e votës.

Sipas praktikës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, rastet e përjashtuara nga zgjedhjet mund të marrë rreth 3,000 euro si kompensim, nëse vërtetohet se janë diskriminuar në bazë të ligjit për shkak të pamundësisë për të votuar.

Praktika e përjashtimeve për personat me aftësi të kufizuara në procesin zgjedhor ka qenë pjesë e shumë vendeve evropiane, por kjo formë e diskriminimit në ndërkohë është shfuqizuar, me përjashtim të Hungarisë dhe Sllovenisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat