Zvicra propozon masa të reja kundër ekstremizmit

Evropë

Zvicra propozon masa të reja kundër ekstremizmit

Më: 22 maj 2019 Në ora: 21:32
Ilustrim

Qeveria e Zvicrës ka propozuar ligje të reja sot që synojnë parandalimin e dhunës ekstremiste dhe këto masa të reja janë pjesë e një plani kombëtar kundër dhunës abuzive të miratuar në 2017.

Edhe pse Zvicra deri më tani është kursyer nga sulmet ekstremiste islamike vdekjeprurëse që kanë goditur Gjermaninë, Francën dhe Belgjikën në vitet e fundit, ka qenë e kujdesshme dhe monitoron qindra kërcënime të dyshuara ekstremiste brenda programit kombëtar të monitorimit të xhihadit.

Drejtoresha e Policisë Federale Zvicerane, Nicolae de la Vale, tha se pret që dhjetëra njerëz të goditen me masa të reja nëse ato miratohen.

Sipas masave të reja, individët që dyshohen se janë të prirë ndaj sjelljeve ekstremiste duhet të raportohen në polici dhe mund t’iu merren pasaportat, me qëllim që t'i pengojnë të udhëtojnë jashtë vendit.

Personat e dyshuar për kërcënim dhe në pritje të dëbimit mund të mbahen në paraburgim dhe policisë zvicerane do t'u jepen kompetenca të reja për të monitoruar fshehurazi të dyshuarit nëpërmjet pajisjeve elektronike.

"Edhe pse Zvicra është një vend i sigurt, ka ende një kërcënim," tha ministri i Brendshëm, Karin Keller Suter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat