Çifti kthehen nga spitali pas lindjes, harrojnë foshnjën në taksi

Evropë

Çifti kthehen nga spitali pas lindjes, harrojnë foshnjën në taksi

Më: 23 maj 2019 Në ora: 08:57
Ilustrim

Momente të tmerrshme paniku për një çift të ri gjerman në Hamburg, të cilët harruan foshnjën e sapolindur në taksi, teksa po ktheheshin nga spitali për në shtëpi.

Është ky njoftimi që bën policia, me anë të një postimi në Facebook.

Tentativat për të ndaluar mjetin kur kuptuan çfarë kishin bërë, rezultuan të kota, pasi taksia bashkë me foshnjën i ranë kryq e tërthorë qytetit.

Kur taksisti pa pasagjerin e pazakontë, lajmëroi policinë, e cila gjeti prindërit dhe e riktheu foshnjën në shtëpi.

Pasi paguan taksinë në kthimin nga spitali, çifti mbylli dyert, por teksa mjeti u nis, kuptuan se diçka mungonte.

Rezultuan të kota tentativat e babait për të ndaluar taksinë dhe për të tërhequr vëmendjen e shoferit, i cili nuk pikasi asgjë, pasi foshnja flinte.

Në bashkëpunim me policinë u bë i mundur kthimi i fëmijës tek prindërit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat