Pas shpërthimit të eksplozivit në afërsi të tij, Ivica Daçiqit i ndodhi edhe një e keqe tjetër

Evropë

Pas shpërthimit të eksplozivit në afërsi të tij, Ivica Daçiqit i ndodhi edhe një e keqe tjetër

Më: 23 maj 2019 Në ora: 09:29
Ivica Daçiq

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq shpëtoi nga një shpërthim i eksplozivit i cili ndodhi dje në drejtim të presidencës somaleze përderisa ai dhe delegacioni serb po zhvillonin një takim brenda këtij objekti.

Madje pas largimit nga aty, Daçiq tha se sulmi ishte i drejtuar ndaj një ministri të jashtëm në Somali.

Por jo vetëm kaq. Tersi për shefin e diplomacisë serbe s’pati përfunduar aty.

Aeroplani me të cilin parashihej të udhëtonin ai dhe delegacioni serb për në Athinë pati probleme,

“Avioni që ne udhëtonim me të pati një ulje urgjente për shkak të mos-funksionimit që është eliminuar dhe aktualisht po presim që të vazhdojmë udhëtimin për në Beograd”, kishte deklaruar Daçiq për mediat serbe.

Të paktën nëntë vetë kanë vdekur dje, përfshirë ish ministrin e Jashtëm somalez, kur ekstremistët islamikë aktivizuan një bombë makinash pranë pallatit presidencial në Mogadishu, tha policia. Mes të vrarëve, ish ministri i jashtëm Hussein Elaba Fahia, i cili ishte gjithashtu këshilltar i presidentit aktual të Somalisë.

Ndërkohë ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ishte në një takim me presidentin somalez në pallatin presidencial në Mogadishu dje, kur makina plot eksploziv shpërtheu përpara rezidencës. Të paktën gjashtë vetë u vranë gjatë sulmit, ndërsa 13 u plagosën.

Siç i tha Daçiq Tanjugut, u dëgjua një shpërthim i fuqishëm dhe në ndërkohë u tha se ishte një sulm në të cilin kishte shumë të vdekur dhe të plagosur.

Sipas Blic, Daçiq shkoi me delegacionin në një pjesë të qytetit ku ndodhi sulm terrorist, për fat të mirë 10-15 minuta më parë.

Daçiq shtoi se, objektivi i sulmit ishte ish ministri i jashtëm somalez.

Kreu i diplomacisë serbe shtoi se nuk kishte evakuim të punonjësve dhe të ftuarve në pallatin presidencial.

Kujtojmë se Daçiq, prej dy vjetësh është vënë në krye të fushatës së Serbisë për t’ia zbehur njohjen ndërkombëtare Kosovës. Një gjë të tillë sigurisht e ka bërë edhe gjatë kësaj vizite.

Gjithashtu muaj më parë, Daçiq kishte prezantuar në kuvendin e Serbisë punën e tij në pengimin e Kosovës dhe në lobimin anti-pavarësi.

Madje, kjo fushatë e Serbisë është e hapur dhe nuk po hasë në pengesë e as në qortime as nga ana e Bashkimit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat