Pasi njoftoi dorëheqjen, kryeministrja del për pazar

Evropë

Pasi njoftoi dorëheqjen, kryeministrja del për pazar

Më: 25 maj 2019 Në ora: 20:53
Theresa May

Një ditë më parë Kryeministrja e Britanisë së Madhe Theresa May njoftoi e përlotur dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Konservatore, e për rrjedhojë edhe si drejtuese e qeverisë.

Por pas fjalimit emotiv, ajo është fotografuar me bashkëshortin Philip duke bërë pazarin e përjavshëm. Çifti do të kthehet të jetojë përsëri në shtëpinë e tyre pasi do të largohen nga rezidenca kryeministrore “Downing Street”.

Qytetarët që ndodheshin në dyqan, e përshkruan Kryeministren në detyrë si të relaksuar dhe të qetë, pavarësisht fjalimit të përlotur që kishte mbajtur. Ata thanë gjithashtu se May shoqërohej nga dy truproja.

Image

Në krye të partisë, Theresa May do të qëndrojë deri më datë 7 Qershor, kurse Kryeministre deri sa kongresi i partisë së saj të zgjedhë një drejtues të ri. Ajo dha dorëheqjen pasi dështoi në përpjekjet për të përmbyllur me sukses Brexit, shkëputjen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, pasi nuk arriti të gjente konsensusin e shumicës së deputetëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat