E fejuara vdes nga tumori, ai hidhet nga dritarja!

Evropë

E fejuara vdes nga tumori, ai hidhet nga dritarja!

Më: 26 maj 2019 Në ora: 10:49
Cifti

“Po vij, engjëlli im”. I dha fund jetës të enjten që lamë pas, në orën 18.30, e njëjta orë kur një muaj më parë, e fejuara e tij hyri në koma dhe gjeti vdekjen nga tumori.

Është kjo ajo që ndodhi në Policlinico Gemelli në Romë, ku 32-vjeçari u hodh nga lartësia, duke bërtitur, “Po vij tek ty, engjëlli im”.

Një rënie nga 15 metra lartësi, bëri që ai të gjejë vdekjen, pavarësisht tentativave të mjekëve për ta shpëtuar. Në atë orë, një muaj më parë, në raportin e onkologjisë ishte ndarë nga jeta e fejuara e tij 30-vjeçare, me të cilën ishte lidhur qysh kur ishin adoleshentë.

Ai një barist në zonën e Centocelle, dhe ajo një vajzë rumune me banim në Albano të Italisë, ishin të lidhur prej mbi 13 vitesh.

Një dashuri e madhe siç tregojnë fotografitë e tyre në rrjetet sociale. Ditëve të fundit i riu kishte nisur një numërim mbrapsht, ku në rrjetet sociale shkruante, katër ditë nga e enjtja, tre ditë, dy ditë dhe e enjte.

Kështu pikërisht ditën kur dashuria e tij e jetës bënte një muaj që ishte ndarë nga jeta, zgjodhi të bashkohej me të në botën e përtejme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat