Stoltenberg: Rusinë duhet eliminuar edhe si konkurrent ekonomik edhe ushtarak

Evropë

Stoltenberg: Rusinë duhet eliminuar edhe si konkurrent ekonomik edhe ushtarak

Nga: F.B Më: 26 maj 2019 Në ora: 11:15
Jens Stoltenberg

Ekspertët e NATO-së kanë krijuar strategjinë e re ushtarake si përgjigje në kërcënimin nuklear rus, ka thënë sekretari i përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg.

"Nganjëherë është e nevojshme të mendohen koncepte të reja ushtarake në mënyrë që ruhet siguria e Aleancës ", ka thënë Stoltenberg për gazetën gjermane "Di velt".

Ai ka thënë se vetë gatishmëria e Aleancës që të dal me strategji të re flet për forcën e saj, sepse është në gjendje të ndryshoj kur është e nevojshme. Stoltenberg nuk ka dhënë detaje rreth strategjisë që është miratuar në fillim të javës, ka shkruar "Sputnjik".

Ai ka thënë se strategjia e re e NATO-së është e nevojshme si përgjigje në “situatën e re të sigurisë”, sikurse edhe në “sfidat në jug dhe lindje”. Ndonëse NATO tash e sa vite promovon supozime e kërcënimit rus, duket se strategjia e re hedh mosmarrëveshjen mes Moskës dhe bllokut në një nivel të ri, thuhet në "Sputnjik".

Si përgjigje, Rusia ka akuzuar Aleancën e NATO-së se planifikon që plotësisht të eliminoj Rusinë si “konkurrent”, kanë shkruar mediat serbe Srna dhe ka transmetuar Blic.

"Kjo është tregues i doktrinës së shtypjes së Rusisë. Rusinë është nevojshme të eliminohet edhe si konkurrent ekonomik edhe si konkurrent ushtarak", citohet të ketë thënë anëtari Dhomës së lartë të Rusisë senatori Oleg Morozov për agjencinë RIA "Novosti".

Dhe përderisa NATO me të gjitha forcat përpiqet të tregoj Rusinë si agresor, Moska insiston se krejt histeria nën emërtimin “Rusët po vijnë” po shfrytëzohet vetëm që të rritet buxheti ushtarak i Aleancës dhe sa më shumë të i afrohet kufijve rus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat