“Fshati po vdes!”, kreu i Bashkisë del me një propozim të guximshëm - Bota Sot
“Fshati po vdes!”, kreu i Bashkisë del me një propozim të guximshëm

Evropë

“Fshati po vdes!”, kreu i Bashkisë del me një propozim të guximshëm

Më: 26 maj 2019 Në ora: 11:39
Montereau

Kërcënimi që shkolla e vendit të tij do të mbyllet për shkak të mungesës së fëmijëve varet nga një kryebashkiak francez, prandaj ai ka dalë me një propozim mjaft të guximshëm për të zgjidhur problemin.

Sipas  medieve lokale,  ky kryebashkiak ka lëshuar një dekret që ofron falas Viagra për të gjitha çiftet në vendin e tij.

Dekreti i tij, i cili u lëshua disa ditë më parë, ku përfshin të gjithë ata njerëz që duan të lëvizin në Montereau, një fshat prej rreth 650 banorësh në juglindje të Parisit. Në veçanti, dekreti thotë se “kryetari favorizon shpërndarjen e pilulave të vogla blu”.

“Pilulat do t’u shpërndahen çifteve të moshës nga 18 deri në 40 vjeç për t’u dhënë atyre mundësinë që të ruajnë shkollat ​​e dy fshatrave”, thotë dekreti i kryetarit Jean Debouzy, duke iu referuar vendit të tij Montereau dhe një tjetër fqinj, shkolla e të cilëve po  kërcënohen me mbyllje.

“Një fshat pa fëmijë është një fshat që po vdes”, tha Debouzy.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...