Zhdukja e vajzës, nëna: Nuk mbijetoj, thjesht ekzistoj

Evropë

Zhdukja e vajzës, nëna: Nuk mbijetoj, thjesht ekzistoj

Më: 26 maj 2019 Në ora: 13:11
Leah Croucher, 19 vjeç, nuk është parë që nga 15 Shkurti

Nëna e një vajze adoleshente e cila është zhdukur pa lënë gjurmë tre muaj më parë ka publikuar një postim, ku bën apel për ndihmë. Leah Croucher, 19 vjeç, nuk është parë që nga 15 Shkurti kur ka postuar një video të fundit të Snapchat ndërsa po shkonte për në punë në Milton Keynes, Britani. Prindërit e saj, Claire dhe John, thanë se tani “nuk mbijetojë, thjesht ekzistojnë”, ndërsa kërkimet për vajzën e tyre vazhdojnë.

Claire, tha se kishte frikë se Leah mund të kishte probleme, ose ka bërë diçka të keqe prandaj nuk u kthye më në shtëpi. Në apelin e saj për median në  britanikeThe Sun, ajo tha: Ju lutemi na ndihmoni ta gjejme vajzën. Na tregoni çfarë të bëjmë.”

Prindërit folën për Leah në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të Zhdukur. Leah u pa për herë të fundit nga anëtarët e familjes në orën 10 të ditës së Shën Valentinit para se ajo të dilte nga shtëpia në mëngjes dhe nuk u kthye kurrë. Ajo u pa për herë të fundit në Buzzacott Lane, Furzton, e veshur me një xhaketë të zezë, xhinse të zeza dhe converse. Vajza e re është përshkruar nga Policia e Thames Valley me flokë ngjyrë kafe. Tre vetë raportuan se e kishin parë atë mëngjes pranë liqenit të Furztonit dhe e gjitha policia u vu në lëvizje, por nuk gjeti asnjë gjë.

Që nga 15 Shkurti llogaritë e saj të mediave sociale dhe telefoni nuk janë aktivizuar dhe nuk ka pasur tërheqje nga llogaria bankare. Zyrtari përgjegjës për kërkimin, kryeprokurori Neil Kentish, tha: “Zyrtarët tanë që po hetojnë zhdukjen e Leas dhe nuk kanë trajtuar asnjëherë një rast si ky. Është e rrallë që dikush të zhduket pa lënë gjurmë“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat