Mali i Zi, çdo i pesti qytetar i detyrohet bankës 9,700 euro

Evropë

Mali i Zi, çdo i pesti qytetar i detyrohet bankës 9,700 euro

Më: 26 maj 2019 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Numri i përgjithshëm i përdoruesve të kredive bankare në Malin e Zi në fund të vitit 2018 arriti në 125,116, nga të cilët 112,563 ishin persona fizikë, ku çdo i pesti banor kishte një borxh prej 9,700 euro.

Gazeta "Dan" raporton se borxhi i përgjithshëm i kredive në 15 banka në Malin e Zi është 1,095 miliard euro, një rritje prej 113,000 euro krahasuar me fundin e vitit 2017.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se 112,563 banorë të Malit të Zi kanë gjithsej 130,337 kredi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat