Dita e fundit e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, çfarë thonë sondazhet - Bota Sot
Dita e fundit e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, çfarë thonë sondazhet

Evropë

Dita e fundit e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, çfarë thonë sondazhet

Më: 26 maj 2019 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

Miliona votues në 21 shtete të Bashkimit Evropian votuan ditën e sotme, e cila shënon ditën e fundit të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.

Gjermania, Franca, Italia, Bullgaria, Rumania, Kroacia dhe Hungaria, janë në mesin e shteteve, që sot votuan përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Evropian prej 751 vendesh.

Holanda, Britania e Madhe, Irlanda, Letonia, Malta, Sllovakia dhe Republika Çeke, kanë votuar më herët pasi në këto vende e diela nuk është dita tradicionale e zgjedhjeve.

Rezultatet paraprake pritet të dalin sonte pasi të përfundojnë votimet në të gjitha shtetet, ndërkaq sondazhet sugjerojnë se partitë e ekstremit të djathtë, populistët euro-skeptikë nuk do të kenë rezultate të mira, ashtu siç kishin parashikuar disa vëzhgues. Sipas sondazheve populistët e krahut të djathtë dhe kundërshtarët e BE-së mund të marrin 20 deri 23 përqind të vendeve në parlamentin e ri, shifër kjo e pamjaftueshme për të marrë pushtetin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...