Zgjedhjet për PE, dalja më e madhe në dy dekadat e fundit - Bota Sot
Zgjedhjet për PE, dalja më e madhe në dy dekadat e fundit

Evropë

Zgjedhjet për PE, dalja më e madhe në dy dekadat e fundit

Më: 26 maj 2019 Në ora: 20:40
Parlamentit Evropian

Në territorin e 27 shteteve anëtare të BE-së, pa Britaninë e Madhe, rreth 51 për qind e qytetarëve votuan për zgjedhjet evropiane, duke sjellë pjesëmarrjen më të lartë të votuesve në zgjedhjet e PE në 20 vjetët e fundit, është bërë e ditur në Bruksel.

"Bëhet fjalë për rritjen e parë domethënëse të numrit të votuesve qysh nga zgjedhjet e para evropiane në vitin 1979," tha zëdhënësi i Parlamentit Evropian Zaume Duk.

Në varësi të daljes në Britani të Madhe, e cila do të bëhet e ditur rreth orës 23.00, vlerësohet se pjesëmarrja në 28 shtete anëtare do të jetë midis 49 dhe 52 për qind.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...