Zgjedhjet evropiane: Këto janë rezultatet e deritashme! - Bota Sot
Zgjedhjet evropiane: Këto janë rezultatet e deritashme!

Evropë

Zgjedhjet evropiane: Këto janë rezultatet e deritashme!

Më: 27 maj 2019 Në ora: 00:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sipas projeksioneve, zgjedhjet për Parlamentin e ri Evropian kanë treguar humbje të ndjeshme për dy grupet më të mëdha, Partinë Popullore Evropiane dhe Social-Demokratët.

Megjithatë, ato mbesin grupet më të mëdha.

Të Gjelbrit dhe Liberalët kanë shënuar rritje, sikurse edhe nacionalistët e krahut të djathtë e grupet populiste.

Sipas projeksioneve të para, EPP-ja mbetet partia e parë me 178 ulëse. Pas saj vijnë socialdemokratët me 152. 108 ulëse kanë siguruar liberalët e 67të gjelbrit. Konservatorët kanë marrë 61 ulëse, e nacionalistët e ekstremit të djathtë 55. Populistët kanë marrë 53 vota, ndërsa të majtët 39. Të tjerët kanë marrë 31 ulëse, ndërsa të pavarur janë shtatë. (Këto rezultate janë të publikuara në mesnatë: Më shumë në BBC)

Rezultatet për shtetet e ndryshme kanë dhënë përzierje të shumta, ndërsa ato pritet që me kohë të qartësohen.

Sot u konfirmua se Parlamenti Evropian do të bëhet me një eurodeputete shqiptare. Arba Kokalari në Suedi ka marrë votat e mjaftueshme për të siguruar një ulëse në këtë parlament.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...