Turqi: Përfundon greva e të burgosurve në mbështetje të Oçalanit

Evropë

Turqi: Përfundon greva e të burgosurve në mbështetje të Oçalanit

Më: 27 maj 2019 Në ora: 08:24
Turqi

Mijëra të burgosur në Turqi përfunduan sot një grevë urie organizuar me qëllimin për të detyruar Turqinë t'i japë fund izolimit të udhëheqësit kurd, Abdullah Ocalan që mbahet në izolim në burgun e ishullit Imrali.

Më parë të dielën, avokatët e zotit Ocalan-it lexuan një deklaratë të klientit të tyre që bënte thirrje për t'u dhënë fund grevave. Thirrja e tij vjen përpara një procesi zgjedhjor që mbahet në Stamboll.

Analistët thonë se lëvizja mund të jetë një paralajmërim për një proces të ri paqeje, katër vjet pas dështimit të bisedimeve mes qeverisë dhe Abdullah Ocolan-it.

Sipas njoftimeve në grevë morën pjesë rreth tre mijë të burgosur në të gjithë sistemin e burgjeve të Turqisë. Autoritetet turke lejuan dy herë gjatë këtij muaji udhëheqësin e burgosur 70-vjeçar të Partisë të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), një forcë politike e shpallur e jashtëligjshme, për t'u takuar me avokatët e tij pas një periudhe ndalimi tetë vjeçare.

PKK-ja është shpallur grup terrorist nga Turqia, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat