Partitë pro Brexit dominuan dy partitë e mëdha në Britani

Evropë

Partitë pro Brexit dominuan dy partitë e mëdha në Britani

Më: 27 maj 2019 Në ora: 10:31
”Brexit” mori 31,7% të votave duke siguruar 28 nga 73 vendet e Britanisë së Madhe në PE.

Partia e re e Nigel Farage ”Brexit” triumfoi në zgjedhjet për PE, ndërkohë që konservatorët dhe laburistët pësuan humbje të rëndë në këto zgjedhje.

”Brexit” mori 31,7% të votave duke siguruar 28 nga 73 vendet e Britanisë së Madhe në PE.

Pritet që rezultati përfundimtar i kësaj partie të jetë më i madh sesa se dy partitë e mëdha të marra së bashku.

”Laburistët dhe konservatorët duhet të marrin një leksion të madh nga nata e sotme, edhe pse mendoj se ata nuk do ta bëjnë”, tha Farage, i cili formoi këtë parti për të protestuar ndaj faktit se Londra nuk u largua nga BE më 29 mars, ashtu siç edhe ishte planifikuar.

“Askurrë më parë në politikën britanike një parti e krijuar vetëm gjashtë javë më parë të dilte në krye të zgjedhjeve kombëtare”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat