Kërcënimi nga ndryshimet klimatike, paralajmërohet zhvendosja e një fshati në Britani të Madhe

Evropë

Kërcënimi nga ndryshimet klimatike, paralajmërohet zhvendosja e një fshati në Britani të Madhe

Më: 27 maj 2019 Në ora: 11:27
Foto

Një fshat është informuar se do të jetë i pari në Britani të Madhe për të zhvendosur komunitetin e saj për shkak të kërcënimit të ndryshimeve klimatike.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Fairbourne aktualisht mbrohet nga një skemë shumë-milionëshe e menaxhimit të përmbytjeve, por ndërsa nivelet e detit vazhdojnë të rriten, këshilli i saj po konsideron ndalimin e financimit.

Image

Kjo pasi që, vlerësohet se nivelet e detit mendohet se janë rritur me 100 metra që nga Epoka e Akullnajave dhe do të rriten edhe më tej gjatë shekullit të ardhshëm.

Fshatin e Uellsit, vetëm dhjetë metra larg detit, Këshilli i Gwynedd në vitin 2013 vendosi se nuk mund të mbrojë më Fairbourne nga rreziqet e natyrës në afat të gjatë, raporton Wales Online.

Image

Së bashku me Resurset Natyrore të Uellsit, ky institucion supozohet se kanë shpenzuar më shumë se 6 milionë funte në skemën e menaxhimit të rrezikut nga përmbytjet në zonë në katër vitet e fundit.

Image

Megjithatë, një Plan i Menaxhimit të Bregdetit për në perëndim të Uellsit, i porositur fillimisht nga Grupi Bregdetar i Çadrës së Bardhë në vitin 2009, “ngre shqetësime të rëndësishme për qëndrueshmërinë e ardhshme të mbrojtjes së Fairbourne”.

Image

Shqetësimet bazohen në ndryshimet klimatike dhe shpejtësinë në të cilën ato ndodhin, përkatësisht nivelet e detit që vazhdojnë të rriten.

Me pak fjalë, pas vitit 2054, nuk do të ketë para të shpenzuara për mbrojtjen e këtij komuniteti prej rreth 400 shtëpive dhe 850 njerëzve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat