E vërteta e frikshme që fshihet pas vetëvrasjes së 14-vjeçares

Evropë

E vërteta e frikshme që fshihet pas vetëvrasjes së 14-vjeçares

Më: 27 maj 2019 Në ora: 12:19
Vajza humbi jetën pasi u hodh në shinat e trenit elektrik, ndërsa mjeti po kalonte.

Një e vërtetë tronditëse qëndron pas vetëvrasjes së 14-vjeçares greke në shinat e trenit në Moschato. 

Vajza humbi jetën pasi u hodh në shinat e trenit elektrik, ndërsa mjeti po kalonte.

Por çfarë e çoi adoleshenten drejt vetëvrasjes?

Gjithçka kishte filluar me joshjen që i kishte bërë një 43-vjeçar. Burri i martuar dhe me fëmijë kishte bërë për vete vajzën dhe kishte arritur ta bindte që të kryenin marrëdhënie seksuale.

43-vjeçari i cili kishte një dyqan në Moschato, shfrytëzonte vajzat e vogla që shkonin në dyqan duke i joshur dhe më pas duke kryer marrëdhënie seksuale me to.

Si u njoh me 14-vjeçaren?

Tre muaj më parë, ai u takua me vajzën në dyqanin e tij. Burri filloi t’i fliste, bisedoi me të dhe ngadalë i fitoi besimin duke shkuar drejt marrëdhënieve seksuale. Por dy ditë para vetëvrasjes, prindërit e adoleshentes zbuluan të vërtetën tronditëse. Njerku i 14-vjeçares shkoi në dyqanin e pedofilit dhe e rrahu. Disa njerëz njoftuan policinë dhe prindërit e vajzës i treguan se çfarë kishte ndodhur. Policia menjëherë arrestoi 43-vjeçarin.

Image

Pas kontrollit të telefonit të tij, policia gjeti në celularin e pedofilit foto nudo të një vajze tjetër 14 vjeçe dhe ai pranoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të rreth 1 vit e gjysmë më parë.

Kurthi

Veprimet e tij çuan adoleshenten në depresion, pasi e mitura nuk ishte në gjendje të kuptonte kurthin ku kishte rënë dhe besonte se 43-vjeçari e dashuronte, raportojnë mediat greke.

14-vjeçarja ishte e tronditur nga ajo që kishte ndodhur dhe gjendja e saj psikologjike ishte tepër e rënduar.

Ajo shkroi për ndjenjat e saj në një shënim të gjetur në rrobat e 14-vjeçares që u hodh në linjat e hekurudhës elektrike në Moschato më 23 maj.

Vajza i shkoi një mesazh një shokut të saj duke i thënë se do të hidhej para trenit. 

“Po hidhem në shinat e trenit”, i shkroi ajo shokut të saj vetëm pak sekonda para se treni të arrinte. Pavarësisht se ai vrapoi drejt saj nuk arriti ta shpëtonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat