Kurz shkarkohet nga Parlamenti - Bota Sot
Kurz shkarkohet nga Parlamenti

Evropë

Kurz shkarkohet nga Parlamenti

Më: 27 maj 2019 Në ora: 16:56
Sebastian Kurz

Kancelari austriak konservator, Sebastian Kurz u shkarkua sot nga një votim i partive kryesore opozitare, 10 ditë pas skandalit “Ibizagate” që shpërbëri koalicionin e tij me ekstremin e djathtë.

Ky votim i paprecedent në historinë e Republikës së Austrisë u arrit kryesisht me votat e partisë socialdemokrate dhe të partisë nacionaliste FPO, shefi i të cilës u detyrua të dorëhiqet nga posti i tij si zëvendëskancelar pas këtij skandali.

Rezultatet u shpallën nga zëvendëspresidentja e Parlamentit, Doris Bures, që nuk ka dhënë asnjë shifër mbi këtë votim./ATSH/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...