Sekretari i Brendshëm britanik i bashkohet garës për kryeministër

Evropë

Sekretari i Brendshëm britanik i bashkohet garës për kryeministër

Më: 27 maj 2019 Në ora: 21:15
Sajid Javid

Sekretari i Brendshëm britanik, Sajid Javid, iu bashkua garës për kryeministër të Britanisë.

Kryeministrja Theresa May ka paralajmëruar dorëheqjen nga posti i lideres së Partisë Konservatore dhe rrjedhimisht i udhëheqëses së qeverisë më 7 qershor.

Javid, në një video të postuar të hënën në Twitter, tha se qëllim i tij është "rikthimi i besimit dhe krijimi i mundësive të reja".

"Para së gjithash duhet të realizojmë Brexit-in", tha Javid, duke iu referuar procesit të daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Javid, 49 vjeç, është djalë i prindërve pakistanezë.

Kandidaturën për kryeministër e kanë shpallur tashmë edhe disa politikanë të tjerë, përfshirë ish-sekretarin e Jashtëm, Boris Johnson, dhe ish-kryetaren e Parlamentit, Andrea Leadsom.

May ka qenë nën presion për të dhënë dorëheqje pasi plani i saj për Brexit-in, përkundër tri përpjekjeve, nuk ka arritur të kalojë në Parlament.

Për më shumë, lexoni këtë: Kryeministrja britanike Theresa May do të dorëhiqet më 7 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat