Kurz fillon fushatën zgjedhore tre orë pas shkarkimit

Evropë

Kurz fillon fushatën zgjedhore tre orë pas shkarkimit

Më: 27 maj 2019 Në ora: 21:20
Lideri konservator austriak, Sebastian Kurz

Lideri konservator austriak, Sebastian Kurz zhvilloi një miting zgjedhor vetëm tre orë pasi Parlamenti e shkarkoi nga detyra si kancelar gjatë një vote mosbesimi.

“Jam ende këtu”, tha Kurz para një turme me mbështetës dhe zyrtarë të Partisë së Popullit që kishin ardhur deri në Vjenë me autobusë për të qenë pjesë e këtij eventi.

“Ekstremi i djathtë dhe partitë e majta votuan kundër meje dhe nuk kishin asgjë për të ofruar përveç se dëshirës për të më larguar”,  theksoi Kurz.

“Ata nuk mund të ndalojnë ndryshimin që kemi filluar”, tha ai mes brohoritjeve të mbështetësve të tij./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat