Eurodeputetja antishqiptare humb mandatin

Evropë

Eurodeputetja antishqiptare humb mandatin

Më: 27 maj 2019 Në ora: 21:36
Eleni Theocharous

Teksa rezultatet e zgjedhjeve për Parlament Evropian tani veçse janë të ditura në shumë shtete po bëhet gjithnjë e më e ditur se kush do të i ketë ulëset në mandatin e ri.

Një lajm i mirë vjen edhe nga Qipro teksa tanimë ish-eurodeputetja Eleni Theocharous ka humbur mandatin e saj.

Theocharous është e njohur për deklaratat e saja anti shqiptare. Ajo kishte bërë deklarata të forta kur ishte në Bularat në varrimin e Konstandinos Kacifas i cili u vra nga policia shqiptare pasi i kishte sulmuar ata me armë.

Ajo kishte akuzuar policinë shqiptare për vrasje dhe akuzoi shtetin e Shqipërisë për shkelje të të drejtave të njeriut.

Poashtu ajo në vitin 2016 kishte deklaruar se Tirana ishte tokë e vjetër greke.

Po ashtu grekja ka qenë e zëshme ndaj shtetit të Kosovës. Ajo ishte kundër liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës si dhe kundërshtonte në fjalimet e saja çdo afërsi të Bashkimit Evropian në procesin e Kosovës drejt integrimit duke e cilësuar Kosovës si pjesë të Serbisë.

Në Parlament Evropian një herë ajo kishte akuzuar shqiptarët e Kosovës se po vinë të e kolonizojnë ‘’Epirin e Veriut”, dhe kishte aluduar se Shqipëria e Jugut ishte tokë greke.

Eurodeputetja greke, shtetase e Qipros, ishte shpallur person ‘’non-grata’’ në Shqipëri pas deklaratave të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat