Kandidati për kryeministër në Britani premton shtetësi britanike për të gjithë personat që gjenden brenda shtetit të tij

Evropë

Kandidati për kryeministër në Britani premton shtetësi britanike për të gjithë personat që gjenden brenda shtetit të tij

Më: 28 maj 2019 Në ora: 00:55
Michael Cove

Michael Cove ka bërë të ditur kandidaturën e tij që të jetë pasardhës i Theresa May si lider i partisë konservative gjatë vikendit, ka premtuar që do ofrojë shtetësinë britanike për të gjithë personat e shteteve të Bashkimit Evropian që kanë qenë duke jetuar në Britani në kohën e referendumit të vitit 2016.

Mësohet se janë 3 milionë qytetarë të BE’së në Britani që mund të përfitojnë nga kjo ofertë.

Tani për tani duhet që çdo qytetar i BE’së të ketë qëndruar së paku pesë vite në shtetin britanik në mënyrë që të marrë pasaportën britanike.

Zgjedhjet për kryeministër të Britanisë të Madhe janë një proces i gjatë që pritet të përfundojë në muajin korrik.

Britania po përballet me sfida të mëdha pasi që pritet që ajo të dalë nga BE’ja por ende nuk ka arritur deri në një përfundim të përbashkët të brendshëm se si është mënyra më e mirë për të e bërë këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat