Aksident i tmerrshëm: Vdes nëna me katër fëmijët e saj të vegjël

Evropë

Aksident i tmerrshëm: Vdes nëna me katër fëmijët e saj të vegjël

Më: 29 maj 2019 Në ora: 13:31
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një nëne dhe 4 fëmijëve të saj të vegjël.

Ngjarja ndodhi pasditen e së hënës, në Brisbane të Australisë.

37-vjeçarja Charmaine Harris McLeod po udhëtonte bashkë me dy vajzat Ally, 6-vjeçe, Matilda, 5 vjeçe dhe djemtë Wyatt, 4 vjeç dhe Zaidok, 2 vjeç, kur vendosi të parakalonte një kamion për t’u përplasur me një tjetër që ndodhej përballë.

Image

Drejtuesi i kamionit doli nga mjeti duke u hedhur nga dritarja. 47-vjeçari u dërgua në spital me djegie në duar dhe çarje në kokë.

Siç shkruan “Mirror” ai tentoi të ndihmonte familjen.

Charmaine dhe 3 prej fëmijëve të saj u shpallën të vdekur në vendngjarje.

Një prej vajzave arriti të dilte nga mjeti i shkatërruar, por humbi jetën rrugës për në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat