Një francez dhe një belg fitojnë 64 milionë euro në Euromillions

Evropë

Një francez dhe një belg fitojnë 64 milionë euro në Euromillions

Më: 29 maj 2019 Në ora: 16:46
Ilustrim

Një francez dhe një belg fituan secili 32 milionë euro, duke ndarë çmimin e madh të lotarisë “Euromillions”, njoftoi sot operatori i lotarisë kombëtare franceze, FDJ.

FDJ-ja do e publikojë qytetin, emrin e fituesit francez dhe pikën e shitjes ku është blerë bileta fituese vetëm pasi t’i ketë dhënë pjesën e tij lojtarit, që ende nuk është paraqitur dhe ka 60 ditë kohë për të tërhequr këtë shumë.

E krijuar në vitin 2004, “Euromillions” luhet nga më shumë se 20 milionë persona rregullisht në nëntë vende (Francë, Britani e Madhe, Spanjë, Portugali, Belgjikë, Irlandë, Austri, Zvicër, Luksemburg).

Rekordi i shumës më të madhe të fituar ndonjëherë në Euromillions është regjistruar në 27 tetor 2014 nga një portugez, që kishte marrë 190 milionë euro dhe nga një çift britanikësh, që kishin fituar në vitin 2012 të njëjtën shumë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat