BE’ja qorton Italinë

Evropë

BE’ja qorton Italinë

Më: 29 maj 2019 Në ora: 18:51
Foto ilustrim

Italia mori sot një paralajmërim të dyfishtë nga institucionet kryesore të Bashkimit Europian në lidhje me situatën e financave të saj publike pas planeve të qeverisë populiste në Romë për t’iu shmangur disiplinës buxhetore të eurozonës.

Komisioni Europian bëri hapin e parë drejt një procedure që mund të sjellë një gjobë të paprecedentë prej disa miliardë eurosh kundër Italisë, duke e shtjelluar çështjen e rritjes së borxhit publik italian në një letër që i drejtohet ministrit të Ekonomisë, Giovanni Tria.

Në mëngjes të ditës së sotme, Banka Qendrore Europiane (BQE) tha se “vendet me borxh të lartë si Italia po ekspozojnë veten e tyre ndaj problemeve duke mos përfillur rregullat e disiplinës buxhetore dhe duke bllokuar ose përmbysur reformat ekonomike”, përcjell Atsh.

Komisioni Europian i ka dhënë kohë Trias deri të premten që të përgjigjet me argumentet e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat