Turqia liron shkencëtarin e NASA-s - Bota Sot
Turqia liron shkencëtarin e NASA-s

Evropë

Turqia liron shkencëtarin e NASA-s

Më: 30 maj 2019 Në ora: 09:33
Serkan Golge

Një shkencëtar turko-amerikan, i cili ka punuar për agjencinë hapësinore të Shteteve të Bashkuara NASA, u lirua nga një burg në Turqi.

Serkan Golge, i cili është mbajtur tre vjet në izolim nën akuza që lidhen me terrorizmin, u lirua pas një bisede telefonike midis presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe presidentit amerikan, Donald Trump.

Shpjegim zyrtar për lirimin e 40-vjeçarit nuk u dha.

Uashingtoni i ka kërkuar vazhdimisht Turqisë të lirojë Golgen.

Golge është arresuar në vitin 2016, derisa ka qenë për pushime në Turqi.

Arrestimi ka pasuar përpjekjen e ushtrisë turke për grushtshtet kundër Erdoganit.

Ai është akuzuar për pjesëmarrje në një organizatë terroriste dhe është dënuar në shkurt të vitit 2018 me shtatë vjet e gjysmë burgim.

Dënimi i tij është reduktuar në pesë vjet pas një apeli.

"E mirëpresim lajmin për lirimin nga burgu të Serkan Golges", tha zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus.

Golge ka studiuar efektet e rrezatimit tek astronautët që udhëtojnë drejt planetit Mars.

Gruaja e tij tha se puna e tij është ndërprerë pasi ai është dënuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...