Assange mungon në seancën gjyqësore për shkak të problemeve shëndetësore

Evropë

Assange mungon në seancën gjyqësore për shkak të problemeve shëndetësore

Më: 30 maj 2019 Në ora: 13:21
Julian Assange

Themeluesi i Wikileaks Julian Assange ka munguar në seancën e sotme gjyqësore në Londër për shkak të problemeve shëndetësore.

AP njoftoi se pritej që, për shkak të një seance të shkurtër në Gjykatën e Magistraturës së Westminsterit, Assange do të lajmërohej nga burgu përmes një lidhje video.

Gjyqtarja Emma Arbutnot tha se seanca e ekstradimit, e caktuar për 12 qershor, mund të zhvillohet në gjykatën më pranë burgut të Belmars ku ndodhet Assange.

Nga Wikileaks shprehën shqetësim serioz për shëndetin e Assange.

Thuhet se ai aktualisht ndodhet në Belmarsh, ku po vuan dënimin prej 50 javësh për shkeljen e kushteve të lirimit me kusht.

SHBA akuzon Assange për publikimin e dokumenteve sekrete, të cilat përmbajnë emrat e burimeve konfidenciale ushtarake dhe diplomatike.

Suedia po e kërkon Assange për dyshime për përdhunim. Të dy vendet po kërkojnë ekstradimin e tij.

Assange, 47-vjeç, është aktualisht në Londër, pasi Ekuadori i hoqi azilin dhe e pengoi të qëndrojë më tej në ndërtesën e ambasadës së këtij vendi në Britani të Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat