Protesta kundër Izraelit në Gjermani - Bota Sot
Protesta kundër Izraelit në Gjermani

Evropë

Protesta kundër Izraelit në Gjermani

Më: 30 maj 2019 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Protesta kundër Izraelit pritet të mbahen këtë javë në Gjermani.

Komisioneri kundër anti semitizmit në Gjermani ka kërkuar të gjithë qytetarët që të veshin një kapele të çifutëve për të u solidarizuar me komunitetin çifut të Gjermanisë, derisa dita e protestave kundër shtetit të Izrealit po vjen.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të berlinit dhe përgjatë Gjermanisë që të veshin jarmulaket të shtundën që vjen nëse ka sulme të reja kundër çifutëve në ditën e Al-Kudsit në Berlin”, ka thënë Felix Klein në një deklaratë.

“Duke e bërë këtë ne tregojmë solidaritet me komunitetin çifut dhe dërgojmë një mesazh për liri të fesë dhe diversitetit në shoqërinë tonë”

Dita e Al-Kudsit është një ngjarje vjetore që kalon me protesta kundër Izraelit dhe mbahet në të premten e fundit të Ramazanit. Marshuesit tregojnë mbështetjen e tyre për palestinezët.

Demonstrime, parada dhe seminare mbahen në shumë shtete, por janë veçanarisht të mëdha në Iran ku dita e Al-Kudsit u shënua të parën herë. Al-Kuds në gjuhën arabe do të thotë Jeruzalemi.

Klein ka kërkuar që gjermanët të rreshtohen krah protestusve pro Izraelit që po ashtu kanë paralajmëruar marshime të shtundën.

Komentet e tij vijnë disa ditë pasi që ai kishte thënë që çifutët duhet të kenë kujdes kur i veshin kapelet e tyre në publik.

“Nuk mund të i këshilloj çifutët që të veshin kapelet e tyre gjithku në Gjermani”, kishte thënë Klein.

Gazeta Bild po ashtu ka vënë kapelën e në ballinën e saj për të treguar solidaritetin me çifutët në Gjermani në një kohë kur anti semitizmi është rritur shumë në gjithë Evropën.

Të dhëna të lëshuara nga ministria e brendshme zbulojnë se sulmet e urrejtjes janë rritur për 20% brenda një viti. Sulmet ndaj çifutëve po ashtu janë rritur.

Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel ka pranuar se numri i antarëve të grupeve të djathtës ekstreme janë rritur.

“Nuk ka asnjë sinagogë, asnjë qendër shëndetësore për çifutë, apo shkollë ku ka çifutë që nuk ka nevojë të rruhet nga policë gjerman”, ka thënë Merkel.

Një në katër persona në Gjermani kanë thënë se çifutët kishin shumë ndikim në luftëra dhe konflikte, ndërsa një në pesë persona thonë që çifutët kishin shumë ndikim të madh në media.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...