Vdesin turistët në Budapest, pasi varka lundruese u fundos në lumin Danub

Evropë

Vdesin turistët në Budapest, pasi varka lundruese u fundos në lumin Danub

Më: 30 maj 2019 Në ora: 16:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia hungareze ka nisur një hetim ndaj aksidentit të tmerrshëm ku vdiqën 7 persona.

Së paku 7 njerëz vdiqën dhe më shumë se 20 të tjerë u zhdukën pasi një anije që bartte turistët Koreano-Jugor u fundos në Danubin e vërshuar në kryeqytetin e Hungarisë, sipas zyrtarëve policorë.

Policia hungareze tha të enjten se kanë filluar një hetim në atë që është një nga aksidentet më të rënda që ka ndodhur në Hungari.

Varka lundruese u godit të mërkurën nga një anije tjetër turistike afër ndërtesës së Parlamentit të Hungarisë që më pastaj doli në breg të lumit që ishte vërshuar më rryma të fuqishme ujore gjatë një stuhie që ndodhi në Budapest.

Policia shfaqi pamjet nga kamerat e sigurisë ku u panë dy anijet duke duke u aksidentuar. “U fundos brenda 7 sekondave” tha zyrtari policor.

U raportua se anija barte të paktën 32 shtetas të Koresë së Jugut si dhe dy hungarezë pjesë e ekuipazhit.

Zyrtarët thanë se 14 njerëz janë nxjerrë nga uji deri tani, 7 nga ta kanë vdekur, kurse 7 të tjerë janë duke u trajtuar si pasojë e hipotermisë nga uji i ftohtë por në gjendje stabile, shkruan “AlJazeera” .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat