Tre të vdekur nga përmbytja e anijes në lumin Rhine

Evropë

Tre të vdekur nga përmbytja e anijes në lumin Rhine

Më: 30 maj 2019 Në ora: 18:29
Ilustrim

Tre vetë humbën jetën dhe një fëmijë u zhduk pas mbytjes së anijes në lumin Rhine midis Gjermanisë dhe Francës, njoftoi sot policia.

Shpëtuesit nga Franca dhe Gjermania po kërkojnë për një fëmijë të zhdukur.

Një zyrtar i policisë tha se një anije që kishte lënë bregun gjerman këtë mëngjes me katër persona u mbyt në qytetin francez të Gerstheim.

“Dy të rritur dhe një fëmijë humbën jetën dhe një fëmijë tjetër  është zhdukur”, tha ai.

Tani për tani, nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe nuk është konfirmuar shtetësia e viktimave.

Një shërbim rajonal francez i shpëtimit raportoi nëpërmjet Twitter se kërkimi përfshinte helikopterë, zhytës, policë dhe zjarrfikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat