Çfarë do të ndodh pas zgjedhjeve në Parlamentin Evropian?

Evropë

Çfarë do të ndodh pas zgjedhjeve në Parlamentin Evropian?

Nga: A.M. Më: 31 maj 2019 Në ora: 11:18
Ilustrim

Institucioni Epik përmes një komunikatën për media, ka njoftuar se pas përfundimit të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian 2019, tani do të fillon procedura e konstituimit të institucioneve të reja të BE-së.

“Duke marr për bazë nenin 17.7 të versionit të konsoliduar të Traktatit për Bashkimin Evropian, Deklaratën 11, shtojcë e traktatit, si dhe afatet kohore të konstituimit të institucioneve të BE-së të dalura nga zgjedhjet 2014, janë gjithsej 7 hapat drejt konstituimit të institucioneve të reja:

20-21 Qershor: Duke marrë parasysh rezultatin e zgjedhjeve, Këshilli Evropian, me shumicë të kualifikuar, propozon Presidentin e Komisionit Evropian;

2 Korrik: Mbahet seanca plenare dhe inauguruese e Parlamentit të ri Evropian dhe bëhet zgjedhja e Presidentit të ri të Parlamentit Evropian;

Korrik: Parlamenti Evropian voton Presidentin e ri të Komisionit Evropian, me shumicën e votave (të paktën 376);

Gusht/Shtator: Shtetet Anëtare propozojnë Komisionerë të tyre, në konsultim me Presidentin e Komisionit;

Shtator/Tetor: Mbahen intervistat e Komisionerëve në komisionet parlamentare të Parlamentit Evropian;

Tetor/Nëntor: Votimi i përbërjes së plotë të Komisionit Evropian nga ana e Parlamentit, me shumicën e votave. Këshilli Evropian, me shumicë të kualifikuar, emëron Komisionin e ri Evropian;

Nëntor: Inagurimi i Komisionit të ri Evropian.

Këto afate kohore mund të tejkalohen në rast të prolongimit të negociatave për ndërtimin e koalicioneve pas-zgjedhore dhe dakordimin e tyre për emërimet e reja, në veçanti për pozitat kyçe: Presidenti i Këshillit Evropian, Presidenti i Parlamentit Evropian, Presidenti i Komisionit Evropian, Përfaqësuesi i Larte për Politikë të Jashtme dhe Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane.

Bashkangjitur gjeni infografikë për hapat e ardhshëm për përdorimin tuaj sa më të lehtë”, thuhet në komunikatën e Epik.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat