Qeveria populiste italiane dëbon më pak refugjatë se e mëparshmja - Bota Sot
Qeveria populiste italiane dëbon më pak refugjatë se e mëparshmja

Evropë

Qeveria populiste italiane dëbon më pak refugjatë se e mëparshmja

Më: 31 maj 2019 Në ora: 13:16
Matteo Salvini

Po të shohim shifrat aktuale, synimi i qeverisë populiste në Romë për të kthyer të gjithë emigrantët që dyshohen si të parregullt në Itali në vendet e tyre është ende larg realizimit.

Po t'i përmbahet këtij ritmi ekstradimesh ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, atij do t'i duhen më shumë se 70 vjet për të përmbushur premtimin e tij elektoral.

Salvini, njeriu i veprave. Salvini, njeriu që mban premtimet e fushatës elektorale. Ky është imazhi që përhapi bosi i Legas në fushatën elektorale evropiane. Dhe kjo është gjithashtu, ajo me të cilën dëshiron të furnizojë shtypin e huaj në Romë, sekretari i shtetit i tij, Giancarlo Giorgetti. I pyetur për arsyet për mbështetjen për Salvinin, politikani i Legas thotë sepse ai "ka dëshmuar se është i guximshëm që të marrë vendime".
"Salvini nuk ndalet para asnjë rezistence dhe ka arritur rezultate në aspektin e migrimit ".

Kjo nuk është e vërtetë për një nga premtimet më të mëdha të Salvinit. Në fushatën zgjedhore të vitit të kaluar, lideri i Legas tha në manifestime dhe në dalje televizive në mënyrë të përsëritur: Ai do të kthente gjysmë milioni migrantë që qëndrojnë gjoja në mënyrë të paligjshme në Itali, në vendet e tyre.

"Unë dua të mbush avionët në Itali për të kthyer qindra mijëra vetët që kanë ardhur në vendin nga vijnë. Ka tepër shumë prej tyre këtu, në Milano, në Romë. Këtë nuk e duroj më. "

Marrëveshja e koalicionit midis Lega-s dhe Lëvizjes Pesë-Yje thotë: "Përballë afërsisht 500,000 migrantëve që jetojnë në mënyrë të parregullt në territorin tonë ", është "urgjente dhe prioritare" "një politikë serioze dhe efektive e ekstradimeve."

Ajo që ka ndodhur në këtë çështje gjoja urgjente, nën ministrin e Brendshëm Salvini, deri tani është - asgjë.

Image

Një vit pas fillimit të punës së Qeverisë së politikani i Legas ai nuk mund të paraqesë asnjë përparim në lidhje me dëbimet. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Brendshme (gjendja e 5 majit) këtë vit, deri në fillim të këtij muaji janë ekstraduar 2.179 emigrantë. 122 vetë ( gjendja e 7 prillit) u kthyen vullnetarisht në vendet e tyre të origjinës.  

Në krahasim me qeverinë e mëparshme, ky është edhe një hap prapa: Ministri socialdemokrat i Brendshëm Marco Miniti në vitin 2017 dëbonte çdo ditë rreth 20 vetë në vendet e tyre. Nën Salvinin janë më pak se 19 në ditë që dëbohen. Kërkesa e studios së ARD-së në Romë për ta shpjeguar këtë rënie Ministria e Brendshme italiane e la pa përgjigje.

Por partnerja e koalicionit të Salvinit, Lëvizja-Me-Pesë-Yje, e bën të qartë se ajo është e pakënaqur me bilancin e Ministrit të Brendshëm, në këtë çështje kaq të rëndësishme, në bazë të marrëveshjes së koalicionit. Mesazhi i ministrit të transportit Danilo Toninelli:

"Aktiviteti që duhet të stimulohet është dëbimi. Dhe natyrisht presim nga Ministri i Brendshëm që të ketë përmirësime në këtë fushë edhe në muajt e ardhshëm."

Një nga arsyet për numrin e ulët të dëbimeve të Salvinit është, ndër të tjera, problemet që Roma ka ende me Tunizinë, vendi nga ku vijnë shumica e emigrantëve të parregullt që jetojnë në Itali. Menjëherë pas marrjes së detyrës, Salvini mori një refuzim nga homologu i tij tunizian për kërkesën që të përgatiten dokumente të përshpejtuara të kthimit, për tunizianët që vijnë me anije refugjatësh në Itali./DW/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...