Shkencëtari turko-amerikan shpreson të kthehet në SHBA

Evropë

Shkencëtari turko-amerikan shpreson të kthehet në SHBA

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 20:03
Serkan Golge

Një shkencëtar turko-amerikan, i liruar para pak ditësh pas tre vjet burgimi në Turqi, thotë se dëshiron të kthehet në Shtetet e Bashkuara dhe të vazhdojë punën që bënte për NASA-n.

Serkan Golge, i lindur në Turqi, por që ka tani shtetësinë amerikane, u lirua të mërkurën pak pasi Presidenti Trump dhe Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan biseduan me telefon.

Ai foli me gëzim për lirimin, duke shprehur shpresë dhe dëshirë të kthehej tek puna e tij e mëparshme.

Aktualisht zoti Golge është në lirim me kusht dhe po qëndron me të afërm në Antakia, një qytet në jug të Turqisë, pranë kufirit me Sirinë.

Ai kishte shkuar për të parë të afërmit kur u arrestua në korrik 2016, pas dështimit të tentativës për grush shteti kundër Presidentit Erdogan.

Megjithë protestat e Shtetet e Bashkuara se nuk kishte prova të besueshme, ai u arrestua dhe u dënua me 7 vjet e gjysmë burgim për rol në grushtin e shtetit,

Të enjten, Presidenti Trump tha në komentet për shtyp se zoti Golge do të jetë në gjendje së shpejti të kthehet në Shtetet e Bashkuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat