Mesiç, Kuçan dhe Dizdareviç: Situata sot në BE sikur përpara shpërbërjes së Jugosllavisë

Evropë

Mesiç, Kuçan dhe Dizdareviç: Situata sot në BE sikur përpara shpërbërjes së Jugosllavisë

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 13:56
Mesiç, Kuçan dhe Dizdareviç: Situata sot në BE sikur përpara shpërbërjes së Jugosllavisë

Bashkimi Evropian po përballet me situatë të njëjtë sikur ajo e para shpërbërjes së Jugosllavisë, paralajmërojnë ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiç,  ish-presidenti i Sllovenisë, Milan Kuçan, dhe ish-presidenti i Bosnjës, Raif Dizdareviç.

Të tre këta liderë të shteteve që ishin pjesë e Jugosllavisë, besojnë se përgjegjësia më e madhe në luftërat e përgjakshme të Ballkanit në vitet e 1990-ta, erdhi si pasojë e refuzimit të diskutimeve mbi një marrëveshje politike që do të gjente një alternativë që federata Jugosllave të pushojë së ekzistuari, raporton Danas.

E të tre këta liderë shtetërorë, i thanë këto fjalë gjatë takimit të përbashkët në qytetin e Konjic të Bosnje dhe Hercegovinës. Ata takimin e mbajtën në një tunel “nëntokësorë” i cili shërbeu gjatë luftës për kalimin e civilëve.

Takimi i mbajt për të kujtuar situatën dramatike të luftës së fundit në Bosnje dhe Kroaci.

Mesiç, është ish-presidenti i Kroacisë, i cili gjithashtu ishte anëtarë i mbledhjes së fundit të Presidencës Jugosllave, Dizdareviç ka qenë president i Bosnje dhe Hercegovinës para se kjo e fundit të hyjë në luftë, ndërsa Kuçan është presidenti i parë i Sllovenisë dhe kryetar i Lidhjes Komunistë të Sllovenisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat