Papa paralajmëron BE’në se mund të shpërbëhet

Evropë

Papa paralajmëron BE’në se mund të shpërbëhet

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 22:43
Papa Françesko

Papa Françesko ka paralajmëruar Bashkimin Evropian se po rrezikon të humbë ndikim e saj dhe esencën e bllokut të unifikuar nëse liderët politik nuk ringjallin ëndërrat e themeluesve të këtij blloku.

Papa ka apeluar për lutje dhe shpresë që Evropa nuk do të mposhtet nga pesimizmi dhe ideologjitë.

“Nëse Europa nuk është e kujdesëshme për sfidat e të ardhmes, Europa do të thahet”, tha Papa.

Në një konferencë për shtyp ai poashtu kritikoi fundamentalistët dhe tradicionalistët katolikë që tha se ata kanë mbetur të ngujuar në të kaluarën.

“Tradita e vërtet është gjithmonë në lëvizje”

“Tradita është garancia për të ardhmen, dhe jo një mbajtës i hirit”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat