Merkel zotohet se do të vazhdojë udhëheqjen e qeverisë pavarësisht pengesës nga koalicioni

Evropë

Merkel zotohet se do të vazhdojë udhëheqjen e qeverisë pavarësisht pengesës nga koalicioni

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 23:35
Kancelarja gjermane Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se koalicioni i saj qeverisës do të vazhdojë pavarësisht dorëheqjes së befasishme të udhëheqësit të partnerit të saj të vogël, Partisë Social Demokratike (SPD).

Merkel tha se ajo e respektoi vendimin “largpamës” nga Andrea Nahles.

Nahles dha dorëheqjen pasi partia e saj e qendrës së majtë u radhit e treta, pas partisë Kristian-Demokrate të Merkelit (CDU) dhe të Gjelbërve në zgjedhjet europiane.

Ajo ishte kritikuar nga e majta e SPD-së për qëndrimin në koalicion.

Nahles u bë udhëheqëse e SPD-së në prill të vitit 2018, duke zëvendësuar Martin Schulz i cili gjithashtu dha dorëheqje pas performancës së dobët të partisë në zgjedhje. Ajo pritej të kandidonte përsëri për pozitën dhe dorëheqja e saj i la analistët në befasi.

Koalicioni midis CDU dhe SPD do të zgjasë deri në zgjedhjet federale në 2021, por korrespondentët thonë se dorëheqja e Nahles mund të çojë në largimin e SPD-së, duke shkaktuar zgjedhje të parakohshme.

“Andrea Nahles ka bërë një vendim të gjerë për veten dhe për Partinë Social Demokratike të Gjermanisë,” u tha gazetarëve të dielën Merkel.

“Do të doja të thosha në emër të qeverisë se do të vazhdojmë punën e qeverisë me gjithë seriozitetin, e mbi të gjitha do ta bëjmë me një ndjenjë të madhe përgjegjësie”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat