Tsipras pëson humbjen edhe në zgjedhjet lokale

Evropë

Tsipras pëson humbjen edhe në zgjedhjet lokale

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 00:12
Alexis Tsipras

Kryeministri grek Alexis Tsipras pranoi sonte humbjen e kandidatëve të partisë së tij në pushtet Siriza, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, duke thënë se njeriu "duhet të di si të fitojë, por edhe të pranojë humbjen."

Ai uroi fituesit e Demokracisë së Re të opozitës, duke thënë se në mes të dy palëve mund të ketë një qëndrim të përbashkët mbi disa çështje, sipas gazetës greke Kathimerini.

"Tani bashkojmë forcat tona për nënën e të gjitha betejave, dhe këto janë zgjedhjet parlamentare", shtoi Tsipras.

Nga ana tjetër, lideri i Demokracisë së Re Kyriakos Mitsotakis partia e të cilit fitoi në opozitë pothuajse të gjitha njësitë rajonale dhe bashkitë kryesore, ka thënë se rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale paralajmërojnë "hapin e dytë" drejt ndryshimeve të mëdha politike në Greqi.

Kjo është humbja e dytë zgjedhor Alexis Tsipras dhe partia e tij pas disfatës në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, kur ai fitoi gati 10 për qind më pak vota në krahasim me Demokracinë e Res.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat