NATO në luftën kundër lajmeve të rreme dhe mbrojtjen e demokracisë

Evropë

NATO në luftën kundër lajmeve të rreme dhe mbrojtjen e demokracisë

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 15:41
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot gjatë vizitës në Shkup theksoi luftën kundër lajmeve të rreme si një mekanizëm për respektimin e vlerave demokratike në të cilat është themeluar Aleanca.

"Ne kemi fakte, një debat të hapur dhe për këtë kemi nevojë për media të lira. Ne kemi nevojë për gazetarë që do të kontrollojnë burimet e tyre, mediat që do të kenë pikëpamje të ndryshme për të njëjtat çështje dhe të cilët do të flasin në një debat të hapur", tha Stoltenberg.

Ai shtoi se përdorimi i rrjeteve sociale dhe propagandës janë në fakt instrumente që minojnë institucionet demokratike dhe ndërhyjnë në proceset e brendshme politike, gjë që është e papranueshme.

"Ne duhet t'i përgjigjemi kësaj duke mbrojtur rrjetet tona kibernetike. Jam i bindur se përgjigjja më e mirë ndaj lajmit të rremë dhe propagandës, përhapjes së fakteve dhe të vërtetës, është se në fund do të fitojë e vërteta", tha kreu i NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat