Gjermania ka mungesë të rreth 60,000 shoferëve për kamion

Evropë

Gjermania ka mungesë të rreth 60,000 shoferëve për kamion

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Shteti gjerman aktualisht ka mungesë për 45,000 deri 60,000 shoferë të kamionëve, raporton portali Seebiz, duke iu referuar medias gjermane.

Shoqata gjermane e transportuesve të mallrave dhe logjistikës tashmë ka paralajmëruar se raftet e supermarketeve së shpejti do të jenë të zbrazëta dhe kërkon marrjen e masave për ta bërë interesin e shoferit të kamionëve më tërheqës për të rinjtë.

Pagat e ulëta dhe kushtet e këqija të punës e kanë bërë këtë biznes të papëlqyeshme dhe pikërisht mungesa e shoferëve të kamionëve do të jetë tema kryesore e Panairit katër-ditor të Transportit dhe Logjistikës që fillon të martën në Munih.

Zëdhënësi i panairit, Stefan Rumel paralajmëroi se çdo vit në Gjermani, 30,000 shoferë kamionësh dalin në pension, dhe se në të njëjtën kohë shoferët e ri janë vetëm gjysma e atij numri.

Më shumë se një e treta e shoferëve në Gjermani janë mbi 55-vjeç dhe  vetëm 2.5 për qind janë më të ri se 25-vjeç dhe 40 për qind e shoferëve të kamionëve mund të dalin në pension në 10-15 vjetët e ardhshme.

Rumel thotë se në vitin 2030, madje 150 mijë shoferë kamionësh do të mungojnë në Gjermani.

Mediat raportojnë se në të njëjtën kohë vëllimi i transportit është rritur dhe se disavantazhi nuk mund të plotësohet nga shoferët nga pjesa lindore e Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat