Trump dhe May vlerësojnë 'aleancën e jashtëzakonshme' mes SHBA-së dhe Britanisë së Madhe

Evropë

Trump dhe May vlerësojnë 'aleancën e jashtëzakonshme' mes SHBA-së dhe Britanisë së Madhe

Nga: G.B Më: 4 qershor 2019 Në ora: 16:37
Donald Trump dhe Theresa May

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha se SHBA dhe Mretëria e Bashkuar kanë "aleancën më të madhe që bota ka njohur ndonjëherë", në një konferencë shtypi me Theresa May.

Kryeministrja britanike tha se ata kishin një "marrëdhënie të madhe" që ata duhet të "ndërtonin", shkruan BBC, përcjell Bota sot.

Por ata gjithashtu "haptazi" diskutuan dallimet e tyre, të tilla si për ndryshimet klimatike dhe biznesin me Huaëei, tha zonja May.

Udhëheqësi i punës Jeremy Corbyn i kërkoi Trump-it që të "mendojë rreth paqes" ndërsa ai iu drejtua protestuesve në Westminster.

Ndërsa të dy udhëheqësit nderuan "marrëdhënien e veçantë", Trump premtoi një marrëveshje "fenomenale" tregtie pasi Britania e Madhe të largohet nga BE, duke sugjeruar se mund të dyfishojë ose trefishojë tregtinë.

I pyetur nëse NHS mund të përfshihet në një marrëveshje të tregtisë së ardhshme, Trump tha se "gjithçka është në tryezë".

Por Zonja May tha se çdo marrëveshje mes dy vendeve do të ndiqte bisedimet për "çfarë duhet ose nuk duhet të jetë në atë marrëveshje tregtare për të ardhmen".

Trump po qëndron për vizitë triditëshe në Londër.

Derisa të dy udhëheqësit po mbanin konferencë për media, në rrugët e Londrës po mbahen protesta kundër presidentit Trump. Protesta janë mbajtur në disa vende të Britanisë së Madhe. Presidenti Trump protestat i quajti “lajm i rremë” dhe tha se ekziston një grup i vogël i njerëzve që janë mbledhur për qëllime politike. Trump gjithashtu tha se ka refuzuar të takojë udhëheqësin e opozitës britanike, Jeremy Corbin.

Presidenti Trump gjatë vizitës së tij në Britani të Madhe, mori pjesë në një banket shtetëror në Pallatin Bukinghem, ku lavdëroi, siç tha, miqësinë e përjetshme midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara.

Mbretëresha britanike, Elizabeth, tha se dy vendet kremtojnë aleancën, e cila ka garantuar sigurinë dhe prosperitetin e dy popujve për dekada.

Vizita e presidentit amerikan në Britaninë e Madhe bëhet vetëm disa ditë para largimit nga pozita të kryeministres, Theresa May./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat