Gati gjysma e energjisë elektrike në Gjermani prodhohet nga burimet e ripërtërira

Evropë

Gati gjysma e energjisë elektrike në Gjermani prodhohet nga burimet e ripërtërira

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 16:38
Ilustrim

Pothuajse 50 për qind e energjisë elektrike në Gjermani këtë vit është prodhuar nga burimet e ripërtërira, raporton energylivenews.

Sipas të dhënave të Institutit të specializuar Fraunhofer, nga burimet e ripërtërira të energjisë në Gjermani nga fillimi i vitit 2018 e deri më tani janë prodhuar 47 për qind e energjisë elektrike.

Kjo është një pjesë të konsiderueshme të energjisë së "pastër", në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur ajo qëndroi në 40.6 për qind.

Vetëm në maj, shifrat ishin edhe më mbresëlënëse, me 20.2 teravat (TWh) të energjisë së prodhuar nga burimet e ripërtërira, në krahasim me 19.6 teravat të energjisë elektrike ‘jo të ripërtërirë’, kështu që "pjesa e ripërtërirë" për këtë muaj ishte 50.7 për qind.

Sasia neto e prodhimit nga energjia e erës nga janari e deri në maj, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shënoi rritje për madje 18,7 për qind, derisa prodhimi solar pësoi rënie 4,8 për qind.

Sasia e energjisë elektrike të prodhuar nga termocentralet bërthamore u rrit me 3.8 për qind, pjesa e energjisë elektrike të prodhuar nga linjiti ra në të njëjtën kohë me 17.1 për qind, ndërsa ajo me qymyr për madje 22.4 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat