Johnson refuzon takimin me Trump

Evropë

Johnson refuzon takimin me Trump

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 19:43
Boris Johnson, Donald Trump

Konservatori britanik, Boris Johnson, një nga kandidatët për postin e kryeministrit, nuk do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, pavarësisht propozimit të këtij të fundit për një takim kokë më kokë, sipas agjencisë Press Association dhe gazetës ”Mirror”.

”Por, ish-ministri i Jashtëm britanik dhe presidenti amerikan kanë pasur një bashkëbisedim telefonik shumë të përzemërt”, thotë ”Mirror”.

”Një bashkëbisedim telefonik shumë i përzemërt që zgjati 20 minuta”, thekson gazeta, që shton se Johnson nuk do ta takojë presidentin Trump pasi koha e takimit përkonte me një tubim elektoral të ish-kryetarit të bashkisë së Londrës, i cili po kërkon të zëvendësojë
Theresa May në Downing Street.

“Trump telefonoi Johnsonin dhe i ofroi një takim kokë më kokë. Ky i fundit e falënderoi, por e refuzoi ftesën sepse përkonte me një angazhim elektoral dhe e siguroi se mezi priste ta takonte në një tjetër moment”, shkruan gazeta ”Mirror”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat