Përmbytje katastrofale në Serbi, edhe varrezat përfundojnë nën ujë

Evropë

Përmbytje katastrofale në Serbi, edhe varrezat përfundojnë nën ujë

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 08:57
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në disa vende në Serbi është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të mëdha të shiut të cilat kanë sjelllë deri te përmbytjet.

Siç raporton Blic, në Kralevë lumenjtë kanë dalur nga shtrati dhe uji ka hyrë në shumë shtëpi.

Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur edhe  në Kniq, si dhe në pothuajse të gjitha fshatrat në atë pjesë.

Përveç kësaj, Forcat e Armatosura Serbe janë  shprehur të gatshme që me ftesë të Shtabit të Krizave të angazhojnë të gjithë makinat dhe personelin në dispozicion për të ndihmuar banorët në zonat e përmbytura.

Përmbytje të mëdha si pasojë e reshjeve të shiut ka pasur edhe në vendet tjera të rajonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat