Franca përkujton D-Day, marrin pjesë Trump dhe May

Evropë

Franca përkujton D-Day, marrin pjesë Trump dhe May

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 10:35
Donald Trump dhe Emmanuel Macron

Franca përkujton sot Zbarkimin e Aleatëve të 6 qershorit 1944, me pjesëmarrjen e Donald Trump, Emmanuel Macron dhe Theresa May, në një kontekst diplomatik delikat, si edhe të 500 veteranëve, pjesa më e madhe e të cilëve është rreth moshës 100 vjeç.

’Sigurisht,  duhet që ne të nderojmë ushtarët që vdiqën gjatë Zbarkimit, veteranët e fundit, të pamposhturit. Përtej kësaj ky është imazhi i kombeve aleate të cilët në bashkëpunim mposhtën armikun. Ky është multilateralizmi i njëjtë me atë që synon presidenti i Republikës’’, deklaroi sekretarja e shtetit pranë Ministrisë së Mbrojtjes, Geneviève Darrieussecq.

Shtrëngimi i duarve sot në mesditë mes Emmanuel Macron dhe Donald Trump do të vëzhgohet deri në detajin më të imët, në sfondin e vënies në pikëpyetje nga presidenti amerikan të këtij multilateralizmi.

Elizeja konfirmoi gjithsesi se besimi është në nivelin më të lartë me Uashingtonin. Takimi dypalësh është parashikuar rreth orës 11:30 GMT për një takim pasuar me një drekë pune.

Dy liderët e shtetit do të drejtojnë së bashkë rreth orës 09:00 GMT një ceremoni në varrezat amerikane të Colleville-sur-Mer, ku pritet të marrin pjesë rreth 12 000 persona, një rekord sipas autoriteteve lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat