Nisma “Peshkim për plastikë” në Itali

Evropë

Nisma “Peshkim për plastikë” në Itali

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 11:40
Foto

Gjatë javëve të fundit, disa balena kanë derdhur në plazhet e Italisë stomaqet plot plastikë. Plastika në det po kërcënon ekosistemin marin, me peshkatarët që e gjejnë veten në vijën e parë të frontit.

Në San Benedetto del Tronto, ata po marrin pjesë në një eksperiment njëmujor “Fishing for Plastic”, që do t’i shohë ata të nxjerrin në tokë mbetjet plastike që kapin në rrjetat e tyre, e jo t’i hedhin mbeturinat sërish në det.

“Nuk ka pasur asnjë njeri në tokë që të merrte plastikën. Tani dikush ka dalë me këtë ide të jashtëzakonshme dhe ne shpresojmë që kjo praktikë të vazhdojë”, tha Claudio Uriani.

Peshkatarët dalin herët në mëngjes për peshkim, pa zbardhur ende dita. E kur ngrenë rrjetat, më shumë sesa peshk gjejnë mbetje plastike.

“Ne pamë fotot e balenave të ngordhura në plazh. Ishin 3 vetëm kohët e fundit, me stomaqet plot plastikë. Kjo i trondit njerëzit dhe e bën të gjithë botën të shohë atë që specialistët kanë vite që e thonë, për sasinë e madhe të plastikës në det që ka arritur në nivele alarmante”, tha Eleonora De Sabata, koordinatore e “Fishing for Plastic”.

Sipas këtyre peshkatarëve, mbetjet që përfundojnë në det vijnë të gjitha nga njerëzit, nga liqenet apo lumenjtë. Ndaj vëmendja kryesore duhet të përqëndrohet tek edukimi i njerëzve. Atyre duhet t’iu tregohet se, ajo që ata hedhin në ujë përfundon në det, e më pas arrin madje edhe në tryezat e çdo shtëpie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat