Dorëhiqet kryeministri danez

Evropë

Dorëhiqet kryeministri danez

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 14:50
Lars Loekke Rasmussen

Kryeministri danez Lars Loekke Rasmussen ka dhënë dorëheqje pasi partia e krahut të majtë me politikë të ashpër për emigracionin ka fituar zgjedhjet e përgjithshme.

Ai ka dhënë dorëheqjen pasi koalicioni i tij konservator u mposht nga opozita e krahut të majtë në zgjedhjet e përgjithshme. Socialdemokratët fitimtarë kanë premtuar një politikë më të ashpër të migracionit.

Shefi i deritanishëm i qeverisë së këtij vendi njoftoi për dorëheqjen e tij të enjten, duke lënë socialdemokratët e qendrës së majtë të përgatiten për formimin e një qeveri të pakicës, shkruan RT.

Të udhëhequr nga Mette Frederiksen, socialdemokratët fituan gati 26% të votave, duke u dhënë atyre 48 vende në parlament.

Në total, koalicioni “bllok i kuq” i përbërë nga Social Demokratët, Liberalët Socialë, Partia Popullore Socialiste dhe Aleanca Red-Green tani kontrollojnë 91 prej 179 vendeve në legjislaturë, duke siguruar shumicën parlamentare.

Koalicioni i Rasmussen u la keq pasi pjesa e votave të Partisë Popullore Daneze u rrit me 8.7%, nga 21.1% në vitin 2015.

Disfata ishte një goditje e madhe për Partinë Liberale të Rasmussen, e cila ka qenë në pushtet për 14 nga 18 vitet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat